“Trump pas sulmit do të jetë më i përkrahur”/ Cana: Shqiptarët e Amerikës kanë lidhje të forta me republikanët

schedule20:35 - 16 Korrik, 2024

schedule 20:35 - 16 Korrik, 2024

Pjesë e emisionit “Real Story” në ABC News ishte edhe shqiptari Vatan Cana i cili ishte dëshmitar i atentatit ndaj Trump. Shqiptari Vatan Cana rrëfeu eksperiencën e frikshme, ku tha se ishte pjesë në takim bashkë me shokët e tij dhe se ndodheshin vetëm 20 metra larg nga podiumi.

Gjithashtu Cana foli për lidhjet e forta të shqiptarëve të Amerikës me Trump.

“Trump besoj tani do të bëhet president me muzikë. Besoj se tani do të jetë edhe më i përkrahur. Këtu në New York takoj shumë shqiptar të suksesshëm. Ka nga ata që kanë bërë biznes me republikanë çdoherë. Shqiptarët më të punësuar që i ke janë të punësuar nga republikanë”, tha ai.

Pyetje: Nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, mendon që Trump do të bëjë mirë për Kosovën,

Cana: Shqiptarët e Amerikës ka shumë lidhje të forta direkte me Trump.

/abcnews.al/