Presidenti i Shteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vijon të krenohet në lidhje me marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë fushatës së tij në qytetin “Bullhead” të Arizonës, ku ka mbajtur një tubim elektoral për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ai theksoi se marrëveshja u arrit për 15 minuta, gjersa kryeministrit jonë, Avdullah Hotit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, u përqafuan pasi vendosën nënshkrimet e tyre.
“Arritëm një marrëveshje në Zyrën Ovale për 15 minuta dhe më pas filluan puthjet dhe përqafimet. Ata treguan se sa shumë e duan njëri-tjetrin”, është shprehur Trump.
Njeriu më i pushtetshëm në botë tha se Kosova dhe Serbia tash po bëjnë tregti derisa për shumë vite janë vrarë mes tyre.
“Kosova dhe Serbia tani po bëjnë kryejnë marrëveshje tregtare. Ndërkohë që për dekada e dekada ata kanë vrarë njëri-tjetrin”, pohoi presidenti amerikan. e.su./abcnews.al