Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump paralajmëron: Tarifa doganore 50 përqind për vendet që furnizojnë Iranin me armë

schedule13:44 - 8 Prill, 2026

schedule 13:44 - 8 Prill, 2026

“Çdo vend që furnizon Iranin me armë do të përballet menjëherë me tarifa doganore 50 përqind për të gjitha mallrat që shet në Shtetet e Bashkuara, me efekt të menjëhershëm”.

Kështu u shpreh shkroi presidenti amerikan Donald Trump në një postim në Truth Social.

Ai shtoi se “nuk do të ketë asnjë përjashtim apo lehtësim”, edhe pas marrëveshjes së shpallur për një armëpushim dyjavor mes SHBA dhe Iranit.



 Trump tha të martën se kishte rënë dakord për një armëpushim dyjavor me Iranin, më pak se dy orë para afatit që kishte vendosur, ku deklaroi se do të shkatërrohej  një “qytetërim i tërë”.

Trump deklaroi se ky vendim vjen pas bisedimeve me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, dhe me shefin ushtarak pakistanez, Asim Munir.

Ai tha se marrëveshja e armëpushimit u arrit me kusht që Irani të pranonte të rihapte Ngushticën kritike të Hormuzit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!