Trump paralajmëron “gjakderdhje” nëse nuk fiton zgjedhjet

schedule13:57 - 20 Maj, 2024

schedule 13:57 - 20 Maj, 2024

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është zotuar se do të ketë “gjakderdhje” nëse ai nuk rizgjidhet president.

Komentet e tij erdhën gjatë një tubimi në Ohio ndërsa Trump po diskutonte mundësinë e një lufte tregtare në rritje me Kinën mbi prodhimin e automjeteve.

Tubimi kishte për qëllim mbledhjen e sa më shumë votave për kandidatin republikan, Bernie Moreno.

“Nëse jeni duke dëgjuar, presidenti Xi Jinping dhe ju dhe unë jemi miq por ai e kupton mënyrën se si veproj. Ato fabrikat e mëdha të prodhimit të makinave që po ndërtoni në Meksikë tani, ju nuk do të punësoni amerikanë dhe do t’i shisni makinat tek ne.

Ne do të vendosim një tarifë 100% për çdo makinë të vetme që dhe ju nuk do të jeni në gjendje t’i shisni ato makina nëse unë zgjidhem, “tha Trump.

“Por nëse nuk zgjidhem, do të jetë gjakderdhje për të gjithë, kjo do të jetë më e pakta,” shtoi ai.

“Do të jetë një gjakderdhje për vendin.”

Në përgjigje të komenteve të ish-presidentit, zëdhënësi i fushatës së presidentit aktual Joe Biden, James Singer, tha se “Ky është Donald Trump, një humbës që në vend që të tërheqë një audiencë më të gjerë, dhe të dyfishojë kërcënimet e tij për dhunë politike”.

Gjithashtu, gjatë fjalimit, Trump u bëri thirrje katolikëve që të mos votojnë për Biden.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!