Trump paralajmëron: Do të ndërtojmë murin, nëse Meksika s’ndalon fluksin migrator

schedule10:14 - 2 Prill, 2018

schedule 10:14 - 2 Prill, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Meksikën me ndërtimin e murit në vijën kufitare mes dy vendeve nëse nuk merren masa të menjëhershme për ndalimin e fluksit migrator. Gjithashtu kërkoi ligje më të ashpëra kundër emigracionit.

Presidenti amerikan, Donald Trump vijon të sulmojë Meksikën duke thënë se autoritetet lokale “po bëjnë shumë pak, për të mos thënë asgjë, për të parandaluar që njerëzit të rrjedhin në Meksikë përmes kufirit të tyre jugor dhe pastaj të lëvizin në Shtetet e Bashkuara. “Ata duhet të ndalojnë fluksin e madh të drogës dhe njerëzve, ose unë do t’i ndaloj burimin e të ardhurave, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut. Ne kemi nevojë për atë mur”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë në tuitër.

Më tej, Trump nënvizon edhe njëherë problematikën që përfaqëson për të kufiri jugor i SHBA-së. Gjithashtu pretendon se “fluksi migrator po përpiqet që të përfitojë nga DACA, program i mbrojtjes për emigrantët e mbërritur që në moshë të vogël në Amerikë, thënë ndryshe ‘dreamers’”.

Dhe pikërisht Daca është vënë në shënjestër nga Trump në një mesazh tjetër në tuitër. “Agjentët e Patrullës Kufitare nuk lejohen të bëjnë punën e tyre siç duhet në vijën kufitare për shkak të ligjeve qesharake liberale të demokratëve si arresto dhe liro”, shkruan presidenti amerikan. Ndërsa më tej u kërkon republikanëve që të kalojnë ligje më të ashpëra. Gjithashtu kërcënon me heqjen e mbrojtjes për mbi 800 mijë emigrantë që përfshin program Daca./abcnews.al