Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Trump nuk mori miratimin e Kongresit për Iranin”, Zaloshnja komenton raportin: Publiku amerikan nuk u përgatit për luftën

schedule20:19 - 19 Mars, 2026

schedule 20:19 - 19 Mars, 2026

Sondazhisti Eduart Zaloshnja komentoi rezultatet e publikuara në shtetin amerikan të raportit Rasmussen. Në këtë raport, ku qytetarët amerikanë vlerësojnë punën e presidentit Trump, vihet re një rënie me 15 për qind në javën e fundit.

Raporti tjetër i Rasmussen mat impaktin në publik të veprimeve të presidentit Bush kur sulmoi Irakun në 2003, si dhe të Trump pas sulmit të tanishëm ndaj Iranit, ku vihet re një indeks – 15 për qind per Trumpin, krahasuar me indeksin +41 ndaj Bush. Sipas Zaloshnjës, faktori më i rëndësishëm është se Bush, para se të sulmonte Irakun, bëri një fushatë të gjerë në publikun amerikan. Ndërsa Trump, sipas analistit, nuk bëri asnjë fushatë, përkundrazi luajti rolin e befasisë teksa përpiqej për një marrëveshje me Iranin.

“Gjatë javës së fundit, Rasmussen bën diferencën mes përqindjes së atyre që kanë opinion pozitiv minus atyre që kanë mendim negativ. Negativiteti është shtuar shumë dje.



Faktori më i rëndësishëm është se Bush, para se të sulmonte Irakun, bëri një fushatë të gjerë në publikun amerikan. Bushi e çoi çështjen në Kombet e Bashkuara dhe kërkoi miratimin e Kongresit. Në Kongres votuan 2/3 pro shpalljes së luftës në Irak. Bushi kishte krijuar mbështetjen popullore.

3 javët e para ishin të suksesshme dhe të prekshme dhe shiheshin në televizion. Përkrahja e popullit dhe Kongresit sollën si rezultat që Bushi të kishte indeksin plus 41.

Trump nuk bëri asnjë fushatë, përkundrazi luajti rolin e befasisë teksa po përpiqej për një marrëveshje me Iranin. Publiku amerikan nuk u përgatit për këtë gjë, nuk u mor miratimi në Kongres dhe sot çmimi mesatar i benzinës është rritur 32 për qind krahasuar me një muaj më parë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!