Kandidatja për nominimin presidencial të Partisë Republikane, Nikki Haley, tha se Donald Trump “nuk ka ku të fshihet më”, duke shtuar se debatin e radhës parazgjedhor do ta zhvillojë ose me të ose me Joe Biden.
“Ne kemi pasur pesë debate të shkëlqyera këtë fushatë. Fatkeqësisht, Donald Trump i ka shmangur të gjitha. Nuk ka ku të fshihet. Debati tjetër që do të bëj do të jetë ose me Donald Trump ose Joe Biden. Mezi po e pres atë. ”, ka shkruar Haley në rrjetin social X.
Ajo shtoi gjithashtu se ka një “stil dhe qasje të ndryshme” nga Biden dhe Trump.
/abcnews.al