Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump nuk ishte rastësi, Amerika që krijoi është ende në kembë

schedule10:14 - 10 Nëntor, 2020

schedule 10:14 - 10 Nëntor, 2020

Nga Michael Goldfarb, The Guardian

Donald Trump nuk është më president. Anomalia e Trump ka përfunduar apo është ende? Pavarësisht humbjes në zgjedhjet presidenciale, ekspertët janë ende duke folur për ndikimin që ka lënë dhe ka Trumpizmi.

E  majta liberale parashikon kthimin e tij ashtu si adhuruesit e filmit Brian de Palma parashikojnë që dora e Carrie të dalë nga varri – ashtu edhe Trump do të vijë t’i shpëtojë ata nga errësira. Radikalët e djathtë flasin për Trumpizmin, sepse ai ishte personi që i dha energji koalicionit të tyre në një mënyrë që asnjë person tjetër nuk e ka bërë më përpara.



Trump nuk është politikan, ai është një udhëheqës, dikush mbi të cilin njerëzit projektojnë dëshirat e tyre. Presidenca e Trump ishte produkti përfundimtar i dy fijeve të mbetura të jetës amerikane që u bashkuan pas një çerek shekulli.

Së pari, ishte evolucioni i partisë republikane nga një numër interesash të ndryshme, që krijoi  një ide të vetme. Pushteti absolut dhe krijimi i Amerikës në një shtet me një parti të drejtuar nga njerëz të përkushtuar që çoi në  uljen e taksave për të pasurit dhe reformimin e gjykatave federale me gjyqtarë, krijoi  një epoke të re të të drejtave civile.

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich, filloi këtë proces më shumë se një çerek shekulli më parë. Ai ishte republikani i parë që  e cilësoi Donald Trump  si njeriun që mund të përmbushte ëndrrat e partisë moderne. Gingrich më vonë shkroi, në 2018: “Amerika e Trump dhe shoqëria post-amerikane që përfaqëson koalicioni anti-Trump është e pamundur të shkojnë më njëra-tjetrën.

Njëri do të mposhtë tjetrin. Nuk ka vend për kompromis. Trump e ka kuptuar këtë në mënyrë të përsosur që nga dita e parë ”.

Imagjinoni faktin që Trump nuk kishte kandiduar për president dhe se Marco Rubio ose Ted Cruz apo edhe Jeb Bush kishin qenë president.

A do të kishte ndjekur ajo treshe një politikë thellësisht ndryshe?

Zbritja e taksave favorizoi donatorët e pasur të partisë, duke emëruar  tre gjyqtarë të gjykatës supreme të djathtë, duke kufizuar imigracionin dhe duke hequr rregulloret e mjedisit.

Kjo do të ishte një kthim mbrapa për Kinën në sferën e tregtisë – të paktën retorikisht. Dhe të gjithë do të kishin vepruar në etno-nacionalizmin që ka evoluar globalisht që nga viti 2008.

Arsyeja pse Trump “shkatërroi” të tre këta burra për të fituar nominimin e republikanëve ishte karizma e një interpretuesi. Ajo që Gingrich pa tek ai është ajo që pa gjysma e vendit tek ai: një djalë me vetëbesim i cili nuk pyeti asnjë dhe idealet e tij ishin përtej retorikës së  politikës.

Media është arsyeja e dytë që ndihmoi Trump të fitonte presidencën.

Një personazh si Trump, i cili fitoi nominimin e republikanëve për president dhe më pas, përmes kolegjit elektoral, fitoi presidencën pavarësisht se Hillary Clinton kishte  3 milion vota më shumë, ishte një fitore që nuk do të zgjaste shumë.

Kjo u thellua më tepër edhe nga mediat sociale, veçanërisht Twitter. Postimet e Trump në Twitter ishin mënyra kryesore e komunikimit me vendin.

Muajin e kaluar, Pew Research Center publikoi një analizë të Twitter që zbuloi se “vetëm 10% e përdoruesve të Twitter ishin  92% nga të rriturit në SHBA që nga nëntori i kaluar dhe që 69% e këtyre përdoruesve shumë aktive ishin demokratë ose të pavarur me prirje demokratike.

Përfundimi është që Trump poston diçka të çmendur dhe miliona persona që janë anti-Trump e ri-postojnë atë duke përhapur mesazhin e tij si një person i pa-maskuar me Covid që përhap pandeminë.

Por postimet e Twitter anti-Trump janë po aq larg realitetit objektiv sa Fox News ose Limbaugh. Mbyllja katastrofike e gazetave lokale në Amerikë – 2,000 janë mbyllur vetëm vitet e fundit  ka mbyllur një burim kritik njohurie për amerikanët dhe ka rritur kompleksin në të cilin jetojnë.

Twitter i ka zëvendësuar këto gazeta si një burim informacioni, por nuk është gazetari. Dhe ka krijuar një pamje ndryshe të asaj që po ndodh në realitet.

Në fund të fundit, Trump ishte shumë i lodhshëm për shumicën e amerikanëve. Joe Biden, i cili kishte dështuar në dy përpjekjet e tij të mëparshme për të fituar emërimin e demokratëve, e gjeti veten president të SHBA-së në moshën gati 78 vjeç, njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur.

Pandemia po prek njerëzit. Dhe vepimet e Trump nuk kanë qenë më të mirat.

Njerëzit kanë nevojë për pak qetësi dhe Biden është personi i duhur. Ai në thelb i fitoi zgjedhjet në debatin e parë kur i tha Trump; “Hesht, o njeri. Kjo nuk është të sillesh si president” Ai foli në emër të shumicës së amerikanëve.

Trump do të  jetë në mendjen e amerikanëve për një kohë të gjatë. Për disa, këto katër vitet e fundit do të jenë një burim i PTSD(çrregullimi i stresit post-traumatik).

Ata vazhdimisht do të kenë frikë nga një ringjallje e Trumpizmit dhe kjo nuk është diçka e keqe. Për republikanët, në momentin që Trump do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, ata do të kenë edhe një inat tjetër që nuk do të zhduket kurrë.

Fuqia e Trump, pavarësisht nëse e shihni atë si udhëheqës apo si djall,  i dha një formë njerëzore një fakti që i parapriu atij dhe do të vazhdojë edhe pasi ai të mos jetë më: Amerika është e ndarë në mënyrë të tillë, që pavarësisht  të gjithave shoqëria do t’i shërojë  plagët e saj së shpejti. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!