Trump: Nuk e pranoj se humba zgjedhjet presidenciale në 2020

schedule03:55 - 11 Shtator, 2024

schedule 03:55 - 11 Shtator, 2024

Pas 3 vitesh e gjysmë, Donald Trump ende nuk e pranon se i ka humbur zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

Gjatë debatit presidencial kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, Trump u shpreh se ka fakte në lidhje me këtë.

“Jo, nuk e pranoj në mënyrë drastike. Kam thënë që humbëm për një fije. Mora vota më shumë se çdo president në histori, më thanë që je i pamundshëm. Kemi kaq shumë fakte, statistika. Nuk ka rëndësi. Do zgjidhim problemet që kemi tani. Kemi një komb në rënie. Kemi një komb që po vdes falë politikave të demokratëve”, theksoi ai./abcnews.al