Donald Trump rikthehet në skenën politike. Në konferencën vjetore të republikanëve ai do të bëjë apel për unitet dhe mund të vendosë të kandidojë sërish për në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk do të bëjmë parti të reja, nuk do të fragmentizojmë pushtetin dhe forcën tonë. Përkundrazi do të jemi më të fortë se kurrë. Dhe unë mund të vendos të kandidoj.” Në këtë mënyrë Donald Trump në Orlando, do të prezantohet në koherencën vjetore më me influencë, në të cilën mblidhen aktivistët konservatorë, i pari për ‘të që kur është larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Është një apel për unitetin e partisë republikane ai që do të japë Trump, dhe ish presidenti nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Në fjalimin e tij ai do të këmbëngulë për lidershipin e republikanëve duke pasur si objektiv rikthimin: me marrjen e Dhomës dhe senatit në 2022. Por gjithashtu do të kritikojë republikanët që nuk e mbështesin duke filluar që nga presidentja e konferencës e cila votoi pro shkarkimit të tij të dytë, duke e gjykuar përgjegjës për sulmin ndaj kongresit në 6 janar.
Duhet parë nëse në objektivin e tij do të ketë dhe republikanë të tjerë si senatori Mit Romnei, apo ata që i kthyen krahët në minutën e fundit, si lideri i minorancës në senat Mic Mekonell, ish ambasadorja në OKB Niki Halej apo ish zv/presidenti Mike Pence.
Sigurisht Trump nuk është kursyer për Joe Biden duke e akuzuar se është shumë më majtas se sa mund të imagjinohej. Ish presidenti kundërshton politikat e administratës së re, sidomos ato për emigracionin dhe punësimin” Ka pasur vitin e parë më të keq të historisë, kemi kaluar nga Amerika e para tek Amerika e fundit./abcnews.al