Trump në samitin e APEC: Jo peng i diktatorit koreanoverior

schedule12:47 - 10 Nëntor, 2017

schedule 12:47 - 10 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se nuk do të mbetet peng i diktatorit koreanoverior Kim Jong Un. Gjatë fjalës së tij në samitin e Apec në Vietnam kreu i Shtëpisë së bardhë sulmoi sërish ambiciet bërthamore të Penianit

Gjatë fjalës së tij në samitin e Apec në Da Nang të Vietnamit, presidenti i shteteve të bashkuara të Amerikës Donald Trump sulmoi Korenë e Veriut dhe ambiciet e saj bërthamore. Kreu i shtëpisë së bardhë deklaroi se askush nuk duhet të mbetet peng i fantazive të një diktatori të dhunshëm. Dhe për cdo hap përpara që bën regjimi koreanoverior drejt armëve, rreziku për pjesën tjetër të botës bëhet dhe më i madh

Trump u bëri apel vendeve të civilizuara që të bashkëveprojnë për të izoluar terroristët dhe ekstremistët.

Por samiti i Apec ishte dhe një mundësi për tu përballur me temën e tregtisë. Tramp theksoi se nuk mund të tolerohet më që të ketë pengesa tregtare dhe praktika dëmtuese. Duke premtuar se do të vendoste gjithnjë në plan të parë Amerikën, kreu i shtëpisë së bardhë premtoi se nuk do të lejojë askënd që të përfitojë avantazhe tregtare.

Ndërkohë është konfirmuar se nuk do të ketë asnjë takim formal mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp dhe atij rus Vladimir Putin, gjatë kohës që dy liderët do ndodhen në Vietnam në kuadër të samitit të Apec. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e bardhë Sarah Huckabee, e cila është justifikuar me mospërputhjen e axhendave të dy krerëve të shtetit. Trump dhe Putin mund të zhvillojnë një takim më pak formal në Filipine./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!