Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare Juxhina Sotiri komentoi për Real Story situatën në Lindjen e Mesme. Sipas saj, Trump ëhstë në kurthin e betejave të fituara që nuk përkthehen në strategji, ku cilësoi se Irani ka treguar një nivel ripërtëritje për rajonin. Sotiri përmendi se guri më i rëndësishëm për Iranin është shkëmbimi tregtar me monedhën vendase duke i bërë konkurencë dollarit, që në fakt shqetëson perëndimin.
“Trump është në kurthin e betejave të fituara që nuk përkthehen në strategji dhe përmbushje të objektivave strategjike. Kemi goditur kapacitetin raketor, kemi dekapituar disa liderë, por qëllimi primar vijon dhe vendos theksin; mendoj që deri te Venezuela Trump është ok, por Irani iu kthye kundër. Jo vetëm që nuk u dobësua regjimi, por ka treguar një nivel ripërtëritjeje të veçantë për atë rajon. Është guri më i rëndësishëm, shkëmbimi i tregtarëve me monedhën vendase, ajo që po forcon Iranin.
Irani po vazhdon tregtinë, por ka dhe aleatët e tij, Rusinë që e nxori nga izolimi dhe Kina i vjen në ndihmë; një forcë që i jep ndihmë Iranit është edhe India, e cila është e varur nga Irani për karburante. E gjithë forca e madhe që ka vetë BRICS dhe ai “Jug global” që është bërë frikë për perëndimorët, që do kemi sistem konkurrues me dollarin, duket që është vulosur me Iranin.”


