Gjatë vizitës në Kenosha të shtetit Wiskonsin presidenti Trump premtoi miliona dollarë fonde për zbatimin e ligjit, burimet e sigurisë publike dhe lehtësimin e biznesit të vogël.
Rindërtimi në këtë qytet të dëmtuar rëndë nga protestat e dhunshme pas vrasjes së 29-vjeçarit me ngjyrë Jacob Blake në 23 gusht, sipas Trump, do të jetë prioritet.
Gjatë një tryezë të rrumbullakët të sigurisë publike, në Kenosha, presidenti premtoi 1 milion dollarë për zbatimin e ligjit në Kenosha, rreth 4 milion dollarë për mbështetjen e bizneseve të vogla që u dëmtuan si dhe 42 milion dollarë i premtoi për të mbështetur sigurinë publike në të gjithë vendin.
Trump tha se shumica e agjentëve të policisë janë njerëz të përkushtuar dhe shërbëtorë besnikë të ligjit.
Sipas kreut të shtëpisë së bardhe retorika kundër forcave të policisë është e rrezikshme.
Referuar protestave, Trump tha se ato nuk ishin manifestime paqësore, por i cilësoi si terrorizëm të brendshëm.
Presidenti shtoi se Kenosha është përçarë për shkak të këtyre protestave.
Gjatë vizitës në këtë qytet të Wiskonsin, Donald Trump tha se do të takonte edhe pastorin e familjes Blake.
Përgjatë gjithë rrugës për të hyrë në qytetin Kenosha, kishte njerëz që shpalosnin simbole të lëvizjes antiraciste Black Lives Matter, por edhe mbështetës të Trump që mbanin flamuj e pankarta të fushatës elektorale të Trump 2020./abcnews.al


