Trump “ndan mendjen”, në korrik vizita në Britanine e Madhe

schedule20:56 - 26 Prill, 2018

schedule 20:56 - 26 Prill, 2018

Korriku do të jetë muaji kur Donald Trump do të vizitojë Britaninë, një vizitë sa e shumëpritur aq edhe e kontestuar, që ka detyruar presidentin amerikan të ndryshojë disa herë planet.

Pas shumë planifikimeve dhe anulimeve, presidenti Donald Trump do ta vizitojë Mbretërinë e Bashkuar 13 korrikun e ardhshëm. Nga raportimet e mediave amerikane mësohet se Trump do të zhvillojë bisedime dypalëshe me kryeministren Theresa May, ndërkohë që detaje të tjera mbi vizitën e tij pritet të publikohen në ditët në vazhdim. Data e zgjedhur për vizitën e shumëpërfolur pason me një ditë samitin e NATO-s në Bruksel, në të cilin Trump do të jetë i pranishëm. Administrata britanike dhe ajo amerikane kishin biseduar për t’u koordinuar për publikimin e detajeve paraprake të vizitës, por zëdhënësja e Trump, Sarah Sanders i nxorri informacionet e para. Ambasadori britanik në Uashington, SWR Kim Darroç konfirmoi datën në Tëitter, ku u shpreh i kënaqur që presidenti amerikan do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar. Më herët gjatë vitit, Trump anuloi vizitën e planifikuar në Londër për të hapur ambasadën e re amerikane në Vauxhall. Asokohe presidenti u shpreh se lëvizja e selisë diplomatike në zonën në jug të lumit Tamiz kishte qenë një projekt i gabuar, por kritikët thanë se vendimi i tij lidhej me frikën se mund të pritej me protesta. Sidoqoftë, edhe ajo e 13 korrikut nuk do të jetë një vizitë tërësisht shtetërore, të cilën Trump e kishte premtuar kur kryeministrja May vizitoi Shtëpinë e Bardhë janarin e kaluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!