Trump “ndan” çmimet për lajmet e rreme

schedule12:46 - 18 Janar, 2018

schedule 12:46 - 18 Janar, 2018

Presidenti amerikan Donald Tramp vijon të ketë në shënjestër të kritikave mediat në vend. Kreu i Shtëpisë së Bardhë në fakt ka ndarë çmimet për mediat që kanë raportuar sipas tij më shumë lajme false. Fituesit janë Nju Jork Tajms, Uashington Post dhe CNN.

Cmimi më i mirë për lajmet e rreme shkon për Nju Jork Tajms, Uashington Post, Njusuikk ABC, Time dhe CNN. Ka qenë ky postimi në Tuiter i presidentit amerikan Tramp që ka listuar gazeta televizione dhe media online që sipas tij e meritojnë këtë çmim. Çmimet e dhëna nga kreu i shtëpisë së bardhë janë dhjetë, nga të cilat katëru fituan nga CNN, dy nga Nju Jork Tajms, një nga ABC, dhe nga një dhe për Uashington Post, Time dhe Njusuik.

Pak orë më vonë në profilin tuiter të Presidentit janë publikuar dhe arsyet e këtyre çmimeve, ku Nju Jork Times meritonte cmimin pasi kishte publikuar në faqe të para lajmin e rremë se administrata e Tramp ka fshehur një raport për ndryshimet klimaterike. Për Uashington Post çmimi i është dhënë gazetarit Dejv Ueigel i cili kishte publikuar disa foto të një takimi elektoral të Trump ku kishte shumë pak njerëz. Një fotografi që u përgenjeshtrua nag Tramp, i cili akuzoi gazetarin se kishte publikuar një fotografi të bërë disa orë para fillimit të takimit.

Tramp dha dhe një çmim të 11-të për lajmet e publikuara rreth skandalit Russiagate, që ai i cilësoi si mashtrimin më të madh që i është bërë popullit amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!