Trump: Me Putin do të bisedoj për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje

schedule16:06 - 1 Korrik, 2018

schedule 16:06 - 1 Korrik, 2018

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të diskutojë me homologun rus Putin lidhur me dyshimet për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale. Ndër të tjera do të bisedojë edhe për Sirinë, Ukrainën dhe Krimenë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka konfirmuar se gjatë takimit të ardhshëm me homolgun e tij rus, Vladimir Putin, ka ndërmend të ngrejë temën e dyshimeve për ndëhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane. Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në bordin e Air Force One, duke nënvizuar se mes temave që ka ndërmend të diskutojë gjatë takimit në Helsinki me 16 korrik janë: Ukraina, Siria dhe Krimea.

Pyetjes së gazetarëve rreth mundësisë së heqjes së sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, Trump është përgjigjur me shumë diplomacy: “Do të shohim çdo të bëjë Rusia”. “Do të flasim për shumë çështje me Rusinë. Do të flasim për Sirinë dhe Ukrainën. Mund të bisedojmë edhe për disa nga gjërat që presidenti Obama i ka humbur, siç është Krimea”, u shpreh presidenti amerikan. Megjithatë pyetjes nëse SHBA mund të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë, Trump është përgjugjur duke thënë se kjo mbetet për t’u parë.

Ndërkohë, takimi mes dy liderëve do të zhvillohet vetëm 4 ditë pas samitit të NATO-s, ku presidenti amerikan do të vijojë me politikën e tij sulmuese ndaj vendeve anëtare. Trump pritet të përsërisë kërkesën për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!