Të shtunën u mbajtën tubime rreth e qark SHBA-ve ku pjesëmarrësit i uruan presidentit Donald Trump shërim të shpejtë.
Mbështetësit e Trump u mblodhën me pankarta dhe lule jashtë Spitalit Ushtarak Kombëtar Walter Reed pranë Uashington, ku presidenti po merr ndihmë mjekësore.
Po ashtu, jashtë spitalit ushtarak nuk munguan as kundër-protestuesit.
Në Kaliforni, mbështetësit mbajtën një karvan makinash pro-Trump. Diku tjetër në vend, në Fort Lauderdale, Florida, mbështetësit e presidentit dolën me barka.
Nga ana e tij, presidenti amerikan iu drejtua Twitter-it për të falenderuar mbështetësit që u mblodhën jashtë spitalit të shtunën në mbrëmje. s.b/abcnews.al/