Trump më i fortë pas sulmit, Çupi: Ish-presidenti po reflekton maturi!

schedule20:32 - 16 Korrik, 2024

schedule 20:32 - 16 Korrik, 2024

Analisti Frrok Çupi në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për atentatin ndaj Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Pensilvani.

Gjatë intervistës, Çupi tha se tashmë është parë një kthesë shumë e rëndësishme nga ana e Trump dhe po reflekton maturi.

“Ka ndodhur një kthesë e madhe edhe tek vetë Donald Trump. E njohin të gjithë se është tik dinamik. Realisht kjo që ndodhi tani po reflekton një maturi dhe ka kaluar në një hapësirë më njerëzore dhe të një babai që papritur mund të mos ishte”, tha Çupi.

/abcnews.al/