“Trump me gjuhë vulgare”, eksperti për marrëdhënie Ndërkombëtare: Gara e ngushtë. Amerikanët, të vendosur se ku do ta hedhin votën

schedule13:32 - 2 Nëntor, 2024

schedule 13:32 - 2 Nëntor, 2024

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Selam Hajrizi në një intervistë në “News Line” në ABC News, ka komentuar zgjedhjet në SHBA.  Ai u shpreh interesi për zgjedhjeve e SHBA është gjithashtu i lartë.

“Kemi të bëjmë me një kontrast sa i përket personaliteteve të dy kandidatëve. Harris ka një përvojë 4-vjeçare si nënpresidente e Amerikës, dhe ndërsa Trump është një personalitet që të gjithë e njohin si arrogant dhe me një gjuhë vulgare. Për këto zgjedhje ka një interes të lartë dhe kjo tregon se kemi të bëjmë me një fushatë tejet historike. Por deri më tani kanë votuar 65 apo 66 milion amerikanë që e kanë të mundur të votojnë para kohe. Trump ka vendosur që nëse Harris fiton ai nuk do ta njohë rezultatin, por duhet thënë që ai asnjëherë nuk e ka njohur rezultatin e humbjes”, tha ai.

Gjithashtu ajo theksoi se pritet që në këto zgjedhje kandidatët të mos i njohin rezultatet. Më tej nënvizoi se mbështetja nga figura të njohura është kundërshtuar nga Trump.

“Ekipi Trump po i kundërshton. Por këto personaliteti nuk e di se sa do të luajnë rol, pasi për shumë njerëz në Amerikë, ndoshta nuk do të kenë dhe aq ndikim. Pasi deri tani rezultatet janë tejet të ngushtë, dhe se sipas ekspertëve, amerikanët e dinë se ku do ta hedhin votën e tyre. Po ashtu me rëndësi janë edhe votat në Pensilvani”, tha më tej Hajrizi.