Ish-presidenti republikan Donald Trump e cilësoi strategjinë e presidentit rus në Ukrainë si “gjeniale”, ndërsa kritikoi menaxhimin e krizës nga pasardhësi i tij Joe Biden. Ai gjithashtu mbështeti vendimin e presidentit rus për njohjen e republikave popullore të Donetskut dhe Luhanskut si shtete të pavarura, shkruan CNN
“Ai është dinak”, tha ish-presidenti, duke iu referuar Putinit, duke shtuar se ai “e njeh shumë mirë”.
Afrimiteti i të dy liderve ka qenë në të kaluarën objekt kritikash të forta kundër republikanit. Megjithatë, Trump siguroi se udhëheqësi i Rusisë “nuk do të bënte diçka të tillë nëse do të ishte ai president.”
Donald Trump, i cili ka ndikim të fortë në Partinë Republikane dhe kërkon të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, i quajti gjithashtu “të dobëta” sanksionet e vendosura nga administrata e Biden.
“Ato janë të parëndësishme në krahasim me pushtimin e një vendi” tha ai. “Jo vetëm që Putin po merr atë që ka dashur gjithmonë, por ai po pasurohet falë rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit,” tha ai.
/abcnews.al