Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael. Ai në aeroportin Ben Gurion në periferi të Tel Avivit është pritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Të hënën janë liruar shtatë pengje izraelite si pjesë e marrëveshjes së paqes që Trumpi e ka ndërmjetësuar mes Izraelit e Hamasit.
Kryqi i Kuq ndërkohë është nisur në Gaza për ta pranuar grupin e dytë të pengjeve izraelite. Në këmbim Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë e mbi 1200 të paraburgosur.

