Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump, letër Vjosa Osmanit/ Presidenti amerikan vlerëson angazhimin e Kosovës në Bordin e Paqes

schedule10:48 - 21 Prill, 2026

schedule 10:48 - 21 Prill, 2026

Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë!

Ky është premtimi publik i Vjosa Osmanit, pas publikimit të letrës së presidentit amerikan Donald Trump, ku shprehet mirënjohja për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ku nënvizohet se Shtëpia e Bardhë pret me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në ditët në vijim.

Letra e Trump mban datën 8 prill dhe përshëndet fundit e mandatit 5 vjeçar të Osmanit në krye të shtetit.



Në letër veçohet kontributi i saj në kuadër të bashkëpunimit për projektin e Trump “Bordi i Paqes”.

“Kemi arritur shumë së bashku, veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë”, shkruan Trump.

Për largimin e Osmanit nga detyra, Trump shkruan se përtej faktit që ajo tashmë është larguar nga zyra, ka lënë pas një trashëgimi.

“Ju po lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara”, shkruan më tej Trump.

Trump shpreh admirim për lidershipin e zonjës Osmani, duke e quajtur atë të guximshme dhe vendimtare për popullin e Kosovës.

Që prej largimit nga presidenca, Vjosa Osmani ka qenë aktive në takime në terren me qytetarë të ndryshëm, ndërsa pritet edhe rikthimi i saj në jetën aktive politike.

Kreu i LDK, lajmëroi se do të investohet personalisht për ti hapur asaj dyert e partisë.

Elementi Osmani pritet të ndryshoi numrat në zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen në Kosovë, nëse deri më datë 28 prill nuk ka dakordësi për zgjedhjen e një presidenti të ri.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!