Trump kundër Gjermanisë: Nuk shoh asnjë fakt të helmimit të Navalny-t nga Rusia

schedule09:58 - 5 Shtator, 2020

schedule 09:58 - 5 Shtator, 2020

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump  tha të premten se nuk ka fakte që vërtetojnë se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është helmuar. Ai madje shtoi se nuk kishte asnjë arsye për të pyetur Berlinin, i cili deklaroi se nuk kishte “asnjë provë” në lidhje me rastin, raporton protothema.

Rikujtojmë se Merkel në deklaratën e saj në lidhje me helmimin e Navalvy, tha se lideri i opozitës ruse është helmuar nga vetë Rusia.

“Ne nuk kemi fakte që tregojnë se si qëndron e vërteta e helmimit të Navalny, “por ne do t’i shqyrtojmë ato”, tha Trump në një konferencë shtypi.  Kjo është tragjike dhe një rast i tmerrshëm, tha Trump, duke shtuar se nëse do të  vërtetohej se qeveria ruse ishte përgjegjëse për helmimin, SHBA nuk do të qëndronte e heshtur.

“Unë kam qenë më i ashpër ndaj Rusisë se kushdo tjetër, tha Trump.

Autoritetet gjermane njoftuan të mërkurën se Alexei Navalny ishte helmuar me neurotoksik ( lëndë  kimike që prodhon një efekt duke çuar në mosfunksionimin e sistemit nervor qendror dhe / ose periferik).

BE, NATO, Parisi dhe Londra i kanë bërë presion Moskës për rastin e Navalny, i cili ndodhet në koma në një spital të Berlinit. Nënsekretari amerikan i Shtetit Steven Bigan u takua me ambasadorin rus Anatoly Antonov duke shprehur shqetësimet nga ana e  Uashingtonit mbi “ zbulimet e  Gjermanisë se lideri rus i opozitës Alexei Navalny”  i ka kërkuar Moskës të bashkëpunojë në kërkimin ndërkombëtar.

Trump tha se ai pret të shohë dokumentacionin pasi vetëm në këtë mënyrë administrata e tij mund të marrë  vendime. Ai shtoi se  e kuptonte vullnetin për të ndërmarrë veprime kundër Rusisë, por këmbënguli se ai kishte një marrëdhënie të mirë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Moska kategorikisht ka mohuar përfshirjen në çështjen e Navalny./so.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!