‘Trump, kulturë e re jo vetëm politike’, Minxhozi: Tërheqja e SHBA, shansi që vendi ynë të maturohet

schedule20:24 - 22 Korrik, 2025

schedule 20:24 - 22 Korrik, 2025

Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se Trump është një kulturë jo vetëm politike në mbarë botën. Më tej në analizën e tij, ai tha se me tërheqjen e SHBA nga vendi ynë, ka shanse që ne ‘të maturohemi’.

“Patronazhimi i drejtësisë së re nga SHBA nuk është i vetmi proces që lë pezull. Mbyllja e USAID me projekte të mëdha ka lënë pezull dhe vende të tjera, kjo pjesë negative e këtij organizmi pati atë peshë që republikanët e goditën. Ka ndodhur që dikur kur Trump humbiste përballë Biden, jo vetëm që Biden erdhi për shkak të një ngjarje si Covid por kanë të drejtë të gjithë ata që thonë që Trump është një kulturë e re jo vetëm politike, por po i imponohet botës.  Tërheqja e Amerikës është një kafshë e çuditshme dhe e papërcaktuar. Ndërkohë që mbyll USAID, Zërin e Amerikës dhe politika e jashtme amerikane tregoi një konsekuencë, Amerika sot vërtetë thotë që po tërhiqem ama është e para që përdor një tip bombe që nuk është përdorur kurrë më parë për të goditur një shtet. Tërheqja e SHBA, shansi që vendi ynë të maturohet.”

Sa i takon dy vektorëve me ndikim amerikan në vend, Minxhozi tha se SHBA nuk do të jetë prezent në patronazhimin e drejtësisë dhe në politikë.

“Amerikanet kanë ribërë qëndrimin ndaj zgjedhjeve por edhe ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Tek Kosova është çështje ekzistenciale dhe sigurie. Në dy drejtime amerikanët nuk do jenë prezent, në politikë dhe drejtësinë që e morën përsipër. Nuk e di çfarë efektesh do krijojë. Berisha përpiqet të gjejë një diçiturë humbjeje, sa i takon drejtësisë pres të shoh nëse OPDAT do e kalojë dhjetorin. Edi Rama po heq më shumë socialistë nga puna sesa të hiqte PD.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!