Trump kritikon OBSH: Virusi doli nga laboratori kinez, kam prova

schedule08:15 - 1 Maj, 2020

schedule 08:15 - 1 Maj, 2020

Presidenti amrikan Donald Trump ka deklaruar se koronavirusi ka dalë nga një laborator kinez dhe për këtë ka prova.

Trump tha se provat nuk mund t’i publikojë tani pasi nuk i lejohet por thotë se OBSH-së duhet t’i vijë turp pasi është sjellë më shumë si Instituti i Shëndetit të Kinës.

Sakaq, agjencinë e inteligjencës në SHBA, një ditë më parë deklaruan se ende ishin duke hetuar për origjinën e virusit.

Kina ka hedhur poshtë teorinë e laboratorit dhe kritikoi përgjigjen e SHBA ndaj Covid-19.

Që nga shfaqja në qytetin kinez Wuhan në fund të vitit të kaluar, koronavirusi konfirmohet se ka infektuar 3.2 milion njerëz në të gjithë botën dhe më shumë se 230,000 ka humbur jetën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!