Trump: Kim Jong Un më ka fyer

schedule11:46 - 12 Nëntor, 2017

schedule 11:46 - 12 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se është ndjerë i fyer nga komenti i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un i cili e ka quajtur atë të moshuar. Nga ana tjetër kreu i Shtëpisë së Bardhë thekson se dëshiron të jetë mik me Liderin Suprem.

Presidenti amerikan, Donald Trump me anë të një mesazhi në tuiter tha se lideri i Koresë së Veriut. Kim Jong Un e ka fyer atë duke e quajtur “të moshuar”. Gjithashtu kreu i Shtëpisë së Bardhë nënvizon se nuk do e quajë kurrë Kim Jong Un “të shkurtër dhe të shëndoshë”. Këto komente Trump i bëri pas pjesëmarrjes në samitin për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor në Vietnam.
Në një seri mesazhesh në tuiter, ai gjithashtu njoftoi se presidenti i Kinës, Shi Xhinpin do të shtojë sanksionet kundër Koresë së Veriut si kundërpërgjigje për programin e saj bërthamor dhe raketor. Sipas Trump, Pekini dëshiron denuklarizimin e Penianit.

“Pse Kim Jong Un më ka fyer mua duke më quajtur “të moshuar”’, kur unë nuk e quaja kurrë atë “të shkurtër dhe të shëndoshë?” Unë përpiqem shumë të jëm mik i tij- dhe ndoshta një ditë kjo do të ndodhë!”. Kështu shkruhet në një mesazh të presidentit amerikan që lë të kuptosh se gjatë turit Aziatik, Trump ka zbutur tonet me Korenë e Veriut.
Ndërkohë, edhe gjatë fjalimit në Vietnam, ai nënvizoi se “do të ishte shumë mirë nëse arrin një miqësi me liderin Kim Jong Un. “Do të ishte e çuditshme por është një mundësi”, u shpreh Trump. Më herët, Trump ka kërcënuar shpeshherë Korenë e Veriut për shkak të provokimeve që kanë ardhur nga Peniani, me lëshimet e raketave.

Një tjetër çështje që ka prekur presidenti amerikan në mesazhet e tij në tuiter ishte dhe Rusia. “Jam takuar me presidentin Putin, i cili mori pjesë në samitin për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor. Patëm një diskutim të mirë për Sirinë. Shpresoj tek ndihma e tij për të zgjidhur, bashkë me Kinën, krizën e rrezikshme me Korenë e Veriut”, thekson Trump duke bërë me dije se administrata e tij ka bërë progres në krizën me Penianin.
Më tej ai sjell në vëmendje dëshirën për të patur mardhënie të mira me Moskën. Dike kritikuar kundërshtarët e kësaj kërkese, Trump shkruan se raportet e mira me Rusinë mund të ndihmojnë në zgjedhjen e çështjeve si: Koreja e Veriut, Siria, Ukraina dhe terrorizmi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!