Trump kërkon krijimin e njësisë hapësinore për luftërat në Galaktikë

schedule14:02 - 14 Mars, 2018

schedule 14:02 - 14 Mars, 2018

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar krijimin e një njësie luftarake hapësinore. Sipas tij, Uashingtoni duhet të jetë i përgatitur për betejat galaktike.

Presidenti amerikan Donald Trump sëfundmi ka bërë me dije se strategjia e re për sigurinë kombëtare e njeh hapësirën si teatër lufte dhe parashtroi idenë e krijimit të një “Njësie Hapësinore”, një degë e ushtrisë që mund të operojë jashtë atmosferës së tokës. “Hapësira është një vend lufte, ashtu si toka, ajri dhe deti”, tha Trump para një audience të anëtarëve të trupës së marinës ushtarake në Kaliforni. “Ne kemi një forcë ajrore, tani do të kemi edhe një njësi hapësinore”, shtoi më tej kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trump e kishte cilësuar idenë fillimisht si shaka, ndërsa diskutonte për shpenzimet qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe investimet private në hapësirë. “Unë thashë se mbase na duhet një njësi e re, që do ta quajmë ‘Forca Hapësinore’, dhe për këtë nuk isha shumë serioz. Më pas thashë: ‘është një ide e mrekullueshme’, dhe ne do ta kemi atë”, u shpreh presidenti amerikan në bazën ushtarake.

“Pra mendoni për këtë, Forcë Hapësinore”, shtoi më tej Trump duke nënvizuar se suksesi në galaktikë ka ardhur nga misione në të cilat janë përfshirë austronautë më të shkuar si ushtarë, pjestarë të forcave ajrore, roje bregdetare dhe marinas. “Anëtarët tanë të shërbimit do të kenë rol thelbësor në vazhdimin e rrugës drejt yjeve”, nënvizoi presidenti amerikan.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk është e qartë nëse Trump po tallej përsëri për sa i përket kësaj çështjeje. Shtëpia e Bardhë nuk u është përgjigjur kërkesave për sqarim lidhur me “Forcën Hapsinore”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!