Trump kërcënon sërish se do të dëbojë Princ Harryn nëse fiton zgjedhjet

schedule10:55 - 19 Mars, 2024

schedule 10:55 - 19 Mars, 2024

Princ Harry mesa duket është në shënjestër të ish presidentit amerikan, i cili ka deklaruar sërish se nëse rizgjidhet president do ta dëbojë për shkak të së kaluarës së tij, në lidhje me përdorimin e drogës.

Ish-presidenti amerikan, në një intervistë me prezantuesin britanik të televizionit Nigel Farage në “GB Neës”, theksoi se burri i Meghan Markle nuk do të ketë “privilegje të veçanta” nëse ai ka gënjyer për përdorimin e drogës gjatë aplikimit për vizë në SHBA.

“Nëse ai gënjeu, duhet të ndërmerren veprimet e duhura”, tha miliarderi amerikan.

Harry, në autobiografinë e tij “Spare”, zbuloi se përdorte drogë në të kaluarën, e cila sipas ligjit amerikan normalisht do të ishte arsye për refuzimin e një aplikimi për vizë.

Në librin e tij, i cili ka shkaktuar bujë në Buckingham, djali i dytë i mbretit Karl ka pranuar se ka përdorur kokainë, kanabis dhe kërpudha psikodelike. Gjatë intervistës, Farage e pyeti Trump nëse Harry duhet të gëzojë “privilegje të veçanta” nëse zbulohet se ka gënjyer.

“Unë nuk do ta mbroja atë sepse ai e tradhtoi mbretëreshën Elizabeth. Nëse ai gënjeu, duhet të ndërmerren veprimet e duhura”, u përgjigj Trump.

/abcnews.al