Fronti i luftës Rusi- Ukrainë vijon të mbetet aktiv dhe me ardhjen e Trump, një dritë jeshile duket në horizont si ai që mund të ‘ngrijë’ luftën e përgjakshme.
Eksperti i sigurisë Xhavit Shala u shpreh për ‘360 gradë’ që Ukrainës dhe Zelenskyt i duhet me patjetër një armëpushim i cili jo domosdoshmërisht do të thotë paqe, por është hapi i parë drejt një finalizimi të tillë.
“ Vazhdoj ti qëndroj bindjes që Zelenskyt i duhet armëpushimi sa më shpejt të jetë i mundur që nuk do të thotë domosdoshmërisht paqe. Të kalohet në armëpushim në linjat e frontit. Është strategji ruse që në kohën e Katerinës së Madhe që çdo shtet në kufi me Rusinë ose do jetë vasal ose do pushtohet.
Putini duhet të mbajë këto territore dhe të tërhiqet. Trump do të shkojë drejt ngrirjes së konfliktit. “
Nisur nga deklarata e Zelenskyt, kapiten Dritan Goxhaj u shpreh se presidenti nuk është i autorizuar të flasi në emër të Amerikës dhe se po kërcënon Europën.
“Zelensky kërcënon Europën dhe flet në emër të Amerikës, por nuk është i autorizuar. Në vend që të kërkojë ndihma konkrete, vjen dhe jep mend në Europë.
Nuk zëvendëson askënd. Deri më sot deklaratat e Trump për Ukrainën nuk i japin asnjë të drejtë. 15 % merr gaz Europa nga Amerika. S’kanë mundësi teknike një pjesë ta marri.” , tha Goxhaj për ABC News.
/ abcnews.al