Trump kërcënon Meksikën: Tarifa të larta nëse nuk ndaloni emigrantët në kufi me SHBA

schedule23:21 - 4 Nëntor, 2024

schedule 23:21 - 4 Nëntor, 2024

Kanë mbetur vetëm pak orë nga zgjedhjet presidenciale në shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump po bëjnë tentativën e tyre të fundit për të mbledhur sa më shumë vota në shtetet e “fushëbetejës” që mund të përcaktojnë se kush do të marrë çelësat e shtëpisë së bardhë. Harris doli para mbështetësve në Pensilvani, ku u kërkoi votën e tyre.

“Ka një ndryshim të madh midis meje dhe “djalit” tjetër, të cilin të gjithë këtu e njohin, prandaj ju e keni në dorë se kë do votoni. Mënyra se si kam menduar fushatën tonë në këto 24 orët e ardhshme, është duke u kujtuar njerëzve që ne të gjithë kemi shumë më tepër të përbashkëta sesa ajo që na ndan”, ka thënë Kamala Harris.

Në një shtysë të furishme dhe përfundimtare përpara ditës së zgjedhjeve, Donald Trump doli në para mbështetësve në Karolinën e Veriut.

Ai u kërkoi votuesve të shkojnë në qendrat e votimit.

Trump njoftoi se nëse do të zgjidhet ai në krye të shtëpisë së bardhë do i kërkoi presidentes së Meksikës të të ndalojë fluksin e emigrantëve dhe drogës në SHBA ose të rrezikojë një tarifë prej 25% për importet meksikane.

“Nëse ata nuk e ndalojnë këtë sulm të kriminelëve dhe drogës që vijnë në vendin tonë, unë do të vendos menjëherë një tarifë 25% për gjithçka që ata dërgojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Trump.

Meksika është partneri kryesor tregtar i Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë gazetari i televizionit amerikan ABC News ka folur ne telefon me Trump. Siç raporton gazetari, kandidati republikan ka pranuar mundësinë që ai mund ty humb zgjedhjet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!