Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump kërcënon me tarifa të reja/ Nunaj: Tarifat do të mbrojnë ekonominë amerikane, por nuk mund të jenë të unifikuara

schedule14:26 - 23 Shkurt, 2026

schedule 14:26 - 23 Shkurt, 2026

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj komentoi për Money Report vendimin e Gjykatës Supreme e cila cilësoi tarifat e Trump si të jashtëligjshme. Nunaj tha se tarifat do të mbrojnë ekonominë amerikane dhe se për tarifat e reja nuk mund të jenë të unifikuara pasi mund të dëmtojnë disa shtete.

“Shumë prej tarifave janë vlerësuar si jo ligjore dhe në fazën e dytë Trump ka propozuar tarifa të reja. Nuk mund të jenë tarifa unifikuese në të gjitha vendet, sepse vetë interesi është i ndryshëm mbi produktet.

Jemi në procesin tranzitor të një politike që nuk e ka luksin të ndryshojë vazhdimisht. Çdo politikë ka ndikim edhe në mënyrën e të bërit tregti ndërkombëtare dhe ky hap i dytë do të jetë shumë i kujdesshëm. Të gjithë treguesit dhe variantet janë të mundshme të realizohen; vetë presidenca amerikane përkthehet edhe në një kosto politike, duke marrë parasysh që jemi edhe në prag zgjedhjesh dhe kjo nxit një vendimmarrje shumë të kujdesshme.



Nëse do të jetë një tarifë unifikuese, do të thotë që ai shtet do të jetë i dëmtuar. Medalja ka dy anë, ndaj mbërrijmë në konkluzionin që vendimmarrja e re do të jetë e mire llogaritur dhe do të nxisë dobishmërinë për tregun. Tarifat do të mbrojnë ekonominë amerikane.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!