Trump: Kemi një medikament që do të jetë gati shumë shpejt për të trajtuar koronavirusin

schedule17:29 - 19 Mars, 2020

schedule 17:29 - 19 Mars, 2020

Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka treguar se në çfarë faze të përgatitjeve ndodhet qeveria në luftën kundër koronavirusit.

Ndër të tjera, gjatë fjalës së tij, Trump tha se e ka nxitur Administratën e Ushqimit dhe Barnave që të heqë barrierat për gjetjen e ilaçeve që do të përdoren për pacientët e prekur nga Covid-19, shkruan abcnews.al

Presidenti amerikan u shpreh se një medikament i përdorur për të trajtuar malarien, hydroxychloroquine, do të jetë në dispozicion shumë shpejt për të trajtuar koronavirusin.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, presidenti deklaroi:

“Ky ilaç ka kohë që është krijuar, kështu që e dimë se nëse gjërat nuk shkojnë ashtu siç pritet, nuk do t’i marrë jetën asnjeriu.”

Trump shtoi se bëhet fjalë për një medikament të zakonshëm dhe së shpejti do të jetë në dispozicion për “përdorim me recetë” ndaj koronavirusit. Ai e quajti medikamentin një “ndryshues të lojës”.

Presidenti shtoi më tej:

“Ne duhet të heqim çdo barrierë ose shumë barriera që ishin të panevojshme dhe kjo është përë për të pasur medikamente efektive dhe mendojnë se do të kemi përgjigje pozitive.” /abcnews.al/