“Trump kandidoi dhe fitoi”/ Roland Lami: Berisha, në kontradiktë me atë që kërkon opinioni publik. Është në “luftë” me SPAK!

schedule20:46 - 7 Nëntor, 2024

schedule 20:46 - 7 Nëntor, 2024

Analisti Roland Lami gjatë fjalës së tij në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se rikthimi i Donald Trump nuk mund të krahasohet me atë çfarë kërkon të paraqitet nga ish kryeministri Sali Berisha, për një rikthim të tij.

Ai u shpreh se dallimet janë shumë të dukshme, duke shtuar se Trump i pati të gjithë kundra, por fitoi. Lami nënvizoi se Berisha është në kontradiktë me atë që pëlqen opinioni publik, pasi ish-kryeministri,- tha Lami është në “luftë” me SPAK.

“Berisha nuk ngjan në formë me zotin Trump. Trump pati një mori problemesh në lidhje me institucionet e drejtësisë, me mediat për mënyrën se si e trajtuan. Një pjesë e elitës e shikonin rrezik demokracie nëse rikthehet në pushtet, element frike. Por diferencën është në faktin që Trump kandidoi dhe fitoi. Ndërsa për zotin Berisha u provua njëherë, dhe nuk ka nevojë të shikosh a do kesh sukses duke i pasur gjithë kundra. Trump i pati gjithë kundra dhe shkoi tek fitorja.

Por Berisha është në kontradiktë me atë që pëlqen opinionin publik, shih SPAK. Berisha është në luftë me SPAK gjë që qëndrimi i opinionit publik dihet. Pra marrim faktorin ndërkombëtar, dhe mbështetjen që kanë për SPAK. Këto janë komponentë që flasin shumë. Këtu ka një çështje emigracioni që është një gangrenë…Por fokusi dhe energjia është problemi personal që ka një person…”, tha ndër të tjera Lami.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!