Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fqinjët të marrin palestinezët”, Trump: Egjipti dhe Jordania të pranojnë palestinezë nga Gaza

schedule14:09 - 26 Janar, 2025

schedule 14:09 - 26 Janar, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dëshirën që Egjipit dhe Jordania të pranojnë palestinezë nga Gaza.

Trump njoftoi se i ka bërë kërkesë mbretit Abdullah të Jordanisë dhe ka në plan të pyesë edhe presidentin e Egjipitit.

Teksa e përshkroi Gazën si një vend shkatërrimi, Trump tha se bëhët fjalë për një milionë e gjysmë njerëz dhe lëvizja mund të jetë e përkohshme ose afatgjatë.



Hamasi është zotuar të kundërshtojë çdo veprim të tillë dhe komentet ka të ngjarë të zemërojnë palestinezët në Gaza, për të cilët enklava është shtëpia e tyre. Ministri i Jashtëm i Jordanisë tha se mbretëria ishte”e vendosur dhe e palëkundur në refuzimin e saj të zhvendosjes së palestinezëve.

Më shumë se 47,200 palestinezë, shumica civilë, janë vrarë në ofensivën e Izraelit, sipas ministrisë se shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Shumica e dy milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur në 15 muajt e fundit të luftës, e cila ka rrafshuar pjesën më të madhe të infrastrukturës së Gazës.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar më parë se 60% e strukturave në të gjithë Gazën janë dëmtuar ose shkatërruar dhe mund të duhen dekada për t’u rindërtuar.

SHBA ka thënë më parë se kundërshton çdo zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gaza ose Bregu Perëndimor i pushtuar.

Më shumë se dy milionë refugjatë palestinezë, shumica e të cilëve kanë marrë nënshtetësinë, jetojnë në Jordani, sipas Kombeve te bashkuara .

Mijëra palestinezë kanë ikur në Egjipt që nga fillimi i luftës me Izraelin, por ata nuk njihen atje si refugjatë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!