Trump jep dorëheqjen, Washington Post përgënjeshtron lajmin

schedule11:42 - 17 Janar, 2019

schedule 11:42 - 17 Janar, 2019

Në qendër të Uashingtonit janë shpërndarë kopje të Washington Post ku si titull kryesor në faqe të parë është dorëheqja e presidentit amerikan Donald Trump. Por prestigjozja amerikane lajmëroi se ato janë kopje false dhe jo pjesë e kësaj media.

“Jo president” është titulli me gërma të mëdha i publikuar në faqen e parë të një botimi fals të Washington Post, dhe të shpërndarë në qendër të Washingtonit. Versioni fals i të përditshmes prestigjoze, i datës 1 Maj 2019, lajmëron për dorëheqjen e Donald Trump, i cili largohet me shpejtësi nga Shtëpia e Bardhë duke i dhënë fund krizës.

Çdo gjë e shkruar në një imitim gati të përsosur me versionin origjinal. E përditshmja amerikane me anë të një mesazhi në Twitter, paralajmëroi se në qendër të Washingtonit po shpërndahen botime false të Ëshington Post. më tej shkruhet se ishin vënë në dijeni për një faqe online që përpiqet të imitojë këtë media.

Por nuk janë pjesë e Washington Post, ndërkohë që çështja po ndiqet nga ekspertë të fushës. Nuk dihet ende se kush e ka planifikuar dhe realizuar. Ëashington Post është shpesh në qendër të kritikave të presidentit Donald Trump, i cili pothuajse përditë kritikon qëndrimin e pjesës më të madhe të mediave amerikane, për faktin se botojnë lajme false./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!