Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

schedule18:12 - 2 Nëntor, 2025

schedule 18:12 - 2 Nëntor, 2025

Presidenti Amerikan Donald Trump I ka kërkuar Departamentit Amerikan të Mbrojtjes që të përgatitet për veprime ushtarake kundër Nigerisë në një kërcënim të drejtpërdrejt ndaj shtetit të Afrikës Perëndimore. Presidenti Amerikan akuzoi qeverinë e Nigerisë se nuk po mbron besimtarët e krishtertë dhe po lejon vrasjen e tyre.

 “Qeveria nigeriane duhet të veprojë shpejt. Nëse ne sulmojmë, do të jetë e shpejtë, e egër dhe e ëmbël, ashtu siç sulmojnë terroristët e tyre të krishterë tanë të çmuar !”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social, duke quajtur Nigerinë një “shtet të turpshëm”. Ai gjithashtu njoftoi ndalimin e menjëhershëm të të gjitha ndihmave amerikane ndaj Nigerisë, vendit më të populluar të Afrikës dhe prodhuesit kryesor të naftës.

Ky reagim i Trump erdhi pasi administrata e tij riktheu Nigerinë në listën e “Vendeve me Kujdes të Veçantë” për shkelje të lirisë fetare, ku përfshihen edhe Kina, Mianmar, Koreja e Veriut, Rusia dhe Pakistani. Para kërcënimit të Trump, Presidenti nigerian, Bola Ahmed Tinubu, mohoi pretendimet për intolerancë fetare dhe mbrojti përpjekjet e vendit të tij për të garantuar lirinë fetare.

“Karakterizimi i Nigerisë si vend me intolerancë fetare nuk pasqyron realitetin tonë kombëtar dhe nuk merr parasysh përpjekjet e sinqerta të qeverisë për të mbrojtur të drejtën e besimit për të gjithë nigerianët”, tha Tinubu.

Nigeria ka një histori të gjatë bashkëjetese paqësore midis 200 grupeve etnike dhe besimeve të ndryshme, përfshirë krishterimin, islamin dhe besimet tradicionale, megjithëse shpesh ndodhin shpërthime dhune, sidomos për shkak të ndarjeve etnike ose konflikteve mbi burimet e pakta. Grupi ekstremist islamik Boko Haram ka terrorizuar pjesën verilindore të Nigerisë për 15 vitet e fundit, duke vrarë dhjetëra mijëra njerëz, shumica e të cilëve myslimanë.

Shtetet e Bashkuara kanë një prani ushtarake të reduktuar në Afrikën Perëndimore, ndërsa baza më e madhe amerikane në kontinent është në Xhibuti, ku janë vendosur mbi 5,000 trupa për operacione rajonale.

Trump kishte emëruar më parë Nigerinë si vend të rrezikshëm gjatë mandatit të tij të parë, ndërsa pasardhësi I tij demokrat demokrat Joe Biden e hoqi Nigerine nga kjo  lista në vitin 2021.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!