Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump i përgjigjet Groenlandës/ “Nuk e njoh kryeministrin, por do të ketë probleme”

schedule14:51 - 14 Janar, 2026

schedule 14:51 - 14 Janar, 2026

Donald Trump vazhdon të kërkojë me ngulm Groenlandën. Ishulli gjysmëautonom, pjesë e Mbretërisë së Danimarkës vazhdon t’i bëjë të qartë se nuk i pranojnë kërcënimet e tij.

Por presidenti amerikan është i vendosur dhe këtë e tregoi edhe në përgjigjen e tij ndaj Kryeministrit të Groenlandës, i cili tha se ishulli do të zgjidhte Danimarkën në vend të shteteve të bashkuara.

I pyetur në lidhje me deklaratën e Jens-Frederik Nielsen, Trump tha se as nuk e njeh kryeministrin e ishullit që kërkon të zotërojë.



Komentet e Trump erdhën para bisedimeve në Uashington mes ministrave të Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës dhe zëvendëspresidentit amerikan JD Vance e sekretarit të Shtetit Marco Rubio.

Takimi synon të adresojë tensionet diplomatike dhe të sqarojë qëllimet e Trump për ishullin, teksa Danimarka dhe Grenlanda kanë poshtë çdo sugjerim se ishulli është në shitje ose mund të kontrollohet nga Uashingtoni.

Në këto kohë tensionesh brenda vetë NATO-s, Europa ka bërë deklaratat dhe lëvizjet e saj në mbështetje të Groenlandës.

Danimarka do të forcojë praninë e saj ushtarake në ishull, ndërsa në një lëvizje diplomatike, Franca njoftoi planet për të hapur një konsullatë në Groenlandë muajin e ardhshëm.

Ministri i Jashtëm i vendit tha se kjo kishte për qëllim të dërgonte një sinjal politik mes interesit në rritje të presidentit amerikan Donald Trump në territor.

Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius tha se çdo veprim amerikan për të marrë kontrollin e Groenlandës  do të ishte një situatë e paprecedentë për NATO-n dhe në historinë e çdo aleance mbrojtëse në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!