Trump i kërkoi Putin të mos përshkallëzojë luftën në Ukrainë/ Borell: Rusia duhet të japë llogari për krimet e luftës

schedule23:13 - 10 Nëntor, 2024

schedule 23:13 - 10 Nëntor, 2024

“Rusia do të duhet të japë llogari për krimet e luftës që ka kryer në Ukrainë  dhe të paguajë për dëmin që ka bërë pavarësisht nga marrëveshja e ardhshme e paqes, kështu ka deklaruar shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Ky reagim i Borell, vjen pas njoftimeve se Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonikë. Sipas mediave ndërkombëtare, Trump i ka kërkuar presidentit rus të shmangë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.

“Paqja, për të qenë paqe dhe jo vetëm një armëpushim, duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme”, theksoi më tej Borrell.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!