Trump i është drejtuar Macron në G7: Të gjithë terroristët janë në Paris

schedule13:26 - 17 Qershor, 2018

schedule 13:26 - 17 Qershor, 2018

Mediat amerikane kanë raportuar më në hollësi takimin mes presidentit Trump dhe atij të Francës, Macron. Sipas Ëall Street Journal, kreu I Shtëpisë së Bardhë iu është drejtuar Macron duke thënë se të gjithë terroristët janë në Paris.

“I dashur Emmanuel Macron, ti duhet të dish një gjë: të gjithë terroristët janë në Paris”. Kjo është ajo që ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump duke folur me homologun e tij francez gjatë G7-ës, sipas raportimit pas kuintave nga ana e Ëall Street Journal, e bazuar në burime diplomatike europiane. Sipas të përditshmes amerikan, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka kritikuar disa liderë lidhur me emigracionin dhe terrorizmin.

“Shinzo, ti nuk e ke këtë problem, por mund të dërgoj 25 milionë meksikanë dhe do ta humbasësh shumë shpejt postin tënd”, është shprehur Trump duke folur me kryeministrin japonez, Abe.

Në një tjetër mbledhje me Macron, numri një i Shtëpisë së Bardhë ka ftuar Bashkimin Europian për të hapur negociatat për të reduktuar pengesat doganore. Dy liderët kanë diskutuar ndër të tjera edhe për dosierin koreanoverior, për Sirinë dhe Iranin. Megjithatë tashmë është e qartë se Macron nuk ka arritur t’ia ndryshojë qëndrimin presidentit amerikan lidhur me marrëveshjen bërthamore të Teheranit. /abcnews.al