Trump i cakton detyrë të vështirë prokurorit Barr

schedule22:50 - 20 Shkurt, 2019

schedule 22:50 - 20 Shkurt, 2019

Hetuesi special Robert Myller pritet të dorëzojë javën e ardhshme raportin mbi hetimin dy vjecar për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Pikëpyetja mbetet nëse raporti konfidencial do ndahet me Kongresin apo do qëndrojë në Departamentin e Drejtësisë për veprimet e tjera.

Prokurori i përgjithshëm Bill Barr do njoftojë javën e ardhshme përmbylljen e raportit hetimor të hetuesit special Robert Myller, mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane. Prokurori më pas duhet të vendosë, nëse do ia kalojë kongresit, shkruajnë mediat amerikane. E paqartë se sa kohë do t’i duhet zyrtarëve të departamentit të drejtësisë për të përgatitur atë, që do i dorëzohet ligjvënësve amerikanë.

Por meqenëse presidenti Donald Trump do udhëtojë së shpejti jashtë vendit për një takim me liderin e Koresë së veriut, Kim Jong Un, zyrtarët e departamentit të drejtësisë mund të tregohen të kujdesshëm, në mënyrë që koha e daljes së raportit të mos ndërhyjë në këtë sipërmarrje diplomatike të Shtëpisë së Bardhë. Nga ana e tij prokurori Barr ka thënë, se ai dëshiron të jetë sa më transparent me Kongresin e Publikun dhe konseguent me ligjin.

Prokurori Special Myler duhet t’ia dorëzojë raportin konfidencaial prokurorit të përgjithshëm në përfundim të punës së tij, por në rregullat e punës, nuk parashikohet që dokumenti të ndahet me Kongresin apo me publikun. Dhe siç vetë Barr e ka bërë të qartë, Departamenti i Drejtësisë është i kujdesshëm në nxjerrjen në publik të informacioneve implikuese për individë ndaj të cilëve, nuk janë ngritur akuza ligjore. Për pasojë, një nga dilemat me të cilën prokurori Barr do ndeshet do jetë se në c’masë do i ndajë me kongresin gjetjet e raportit të Myller. Ky i fundit duket të shpjegojë në raportin e tij të gjitha vendimet që duhen ndjekur ose jo penalisht. Gjithsesi prokurori Barr duhet të informojë Kongresin nëse Departamenti i Drejtësisë e pengoi ekipin e posaçëm që të kryente hetime.

Presidenti Trump deklaroi të mërkurën se I takon vetëm prokurosit Barr nëse raporti i Myller do dalë jashtë departamentit të drejtësisë, ndërsa vetë Trump javën e ardhshme do jetë në Vietnam. “Kjo do varet krejtësisht nga prokurori I ri. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm, një person i jazhtëzakonshëm që e respektoj këtë vend dhe respekton Departamentin e Drejtësisë. Pra vendimi I takon vetëm atij, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!