Trump hesht, por flet i biri/ Donald Trump Jr: Biden po kërkon luftë të tretë botërore

schedule12:03 - 18 Nëntor, 2024

schedule 12:03 - 18 Nëntor, 2024

Veprimi i Administratës së Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të godasë Rusinë me rakatat me rreze të gjata veprimi të dhuruara nga Washingtoni ka nxitur një sere reagimesh ndërkombëtare.

Donald Trump Junior, Djali i presidentit të zgjedhur Amerikan  Donald Trump shkroi në rrjetin social X se  Joe Biden po kërkon të sigurohet që të ketë një shpërthim të Luftës së 3 botërore përpara se babai I tij të marrë pushtetin dhe të sjellë paqe në këtë botë. Donalt Trump Junior shkroi e duhet t’I vihet kyçi atyre triliona dollarëve që po I jepen Ukrainës.

Dimitry Peskov, zëdhënvsi I Kremlinit tha se nëse vendimi i Administratës së Joe Biden është i vërtetë, atëherë dicka e tillë nënkupton se Shtetet e Bashkuara po përfshihen në luftë të drejtëpërdrejt me Rusinë duke I hedhur benzine zjarrit . Peskov paralajmëroi se sistemet Raketore me rreze te gjate veprimi nuk mund te perdoren nga Ushtaret Ukrainas, por jane zyrtaret ushtarake perendimor qe merren  me mirembajtjen e tyre.

Mbi hapat e ndjekur nga Administrata Joe Biden reagoi edhe Joseph Borrell, Përfaqësuesi I Lartë I politikës së jashtme në Bashkimin Eurpian që tha se edhe Unioni 27 anëtarësh duhet të mendojë që të heq kufizimet ndaj Kievit.

“Ju e dini pozicionin tim. Une kam hene se Ukraina duhet te lejohet qe te perdore armet qe ne I dhurojme jo vetem per te ndaluar sulmet ndaj saj, por gjithashtu edhe per te sulmuar armikun. Vazhdoj te besoj te njejten gje dhe shpresoj qe edhe vendet anetare te BE-se te bien dakord mbi diçka te tille.”

Mediat ndërkombëtare shkruajne bazuar ne nje deklarate te Ministrit Francez te Mbrojtjes se edhe Parisi po shqyrton mundesine qe te lejoje Ukainen qe te sulmoje Rusine me raketat e dhuruara prej tyre me rreze te gjate veprimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!