Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se fundi i luftës me Iranin nuk do të jetë i afërt, pavarësisht se sipas tij Teherani është i gatshëm për negociata. Në një intervistë 30 minutëshe për NBC News.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë se në këtë faze Ëashingtoni nuk është I gatshëm të ketë një marrëveshje me Iranin.
“Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe unë nuk dua ta bëj sepse kushtet nuk janë ende mjaftueshëm të mira,” tha ai, duke shtuar se çdo marrëveshje duhet të jetë “shumë e fortë”. Ai pranoi se një nga kushtet kryesore do të ishte që Irani të heqë dorë plotësisht nga çdo ambicie për armë bërthamore.
Përgjatë bisedës telefonike, kreu i Shtëpisë së Bardhe ngriti dyshime edhe për gjendjen e Liderit te Ri te Iranit duke thënë se dyshon se Lideri i ri i Iranit është ende gjallë.
Teherani iu përgjigj deklaratave të Trump duke thënë se udhëheqësi i tyre gëzon shëndet të plotë, ndonëse mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Mojtaba Khamenei ka humbur njërën këmbë dhe është në gjendje kome pas sulmeve Amerikano- Izraelite mbi Iran.
Presidenti Amerikan u shpreh në intervistën e tij në NBC News se vende të tjera do të dërgonin luftë-anije pranë ngushticës së Hormuzit për të luftuar të keqen që vjen nga Irani, ndërsa premtoi stabilizim të shpejtë të çmimit të naftës duke u zotuar të hapë me çdo kusht ngushticën e Hormuzit.
Konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit filloi muajin e kaluar, kur forcat amerikane dhe izraelite kryen sulme të përbashkëta ndaj objektivave iraniane, ndërsa Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe objektivave amerikane në rajon. Sipas Trump, deri tani janë shkatërruar shumica e raketave dhe dronëve iranianë, si dhe një pjesë e madhe e kapaciteteve të prodhimit të tyre.


