Trump firmos memorandumin për ndalimin e armëve të modifikuara

schedule10:56 - 21 Shkurt, 2018

schedule 10:56 - 21 Shkurt, 2018

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar Pentagonin që të propozojë një ligj që ndalon shitjen e një pjesë të modifikuar për armët. Sipas tij, ky është një vendim që mund të parandalojë masakra në të ardhmen.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka firmosur një urdhër për të ndaluar pjesë të modifikuara për armët, të cilat janë përdorur nga një person që vrau 58 të pafajshëm në një koncert në Las Vegas vitin e kaluar. Pajisjet e tilla mundësojnë një pushkë të qëllojë qindra fishekë në minutë. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ka urdhëruar departamentin e drejtësisë që të propozojë një ligj, i cili mundëson paligjshmërinë e këtyre pjesëve të modifikuara.

Donald Trump, President i SHBA: “Çelësi në të gjitha këto përpjekje, siç thashë në komentet e mia një ditë pas të shtënave, është se ne nuk mund të ndërmarrim vetëm veprime që na bëjnë të ndihemi sikur po bëjmë një ndryshim, ne duhet të bëjmë një ndryshim. Ne duhet të lëvizim klishet e kaluara dhe debatet e lodhura, dhe të përqendrohemi në zgjidhjet e bazuara në prova dhe masa të sigurisë që punojnë dhe që e bëjnë më të lehtë për burrat dhe gratë e zbatimit të ligjit për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për të mbrojtur sigurinë tonë”.

Ndërkohë, debati i kontrollit të armëve u ndez kohëve të fundit në Shtetet e Bashkuara pasi 17 persona u vranë në një shkollë të mesme të Floridas. Studentë dhe prindër të prekur nga masakra në institutin “Marjory Stoneman Douglas”, po lobojnë fuqishëm kundër armëve me demonstrata dhe zhvillime të tjera. Një I tillë do të zhvillohet dhe në Uashington gjatë pasdites të së mërkurës.

Ndërkaq, pajisja që Trump kërkon të ndalojë quhet “bump stocks”, i cili është një aksesor që mund të shndërrojë armët gjysëm-automatike aq të shpejtë sa një mitraloz. Kjo mund të blihet për 100 dollarë, pa pasur nevojë për kontroll në të shkuarën kriminale. Për ndalimin e kësaj pajisje kanë rënë dakord edhe anëtarët demokratë e republikanë në Kongresin Amerikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!