Presidenti amerikan Donald Tramp i bëri apel Kinës që të bënte më shumë rreth cështjes bërthamore koreanoveriore duke thënë se tregtia e dyanshme është e padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës por vlerësoi premtimin e presidentit Xi Jingping për faktin se kina do të jetë më e hapur ndaj sipërmarrjeve të huaja. Për Korenë e Veriut Tramp deklaroi se Kina mund të zgjidhë këtë problem në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë. Ai i kërkoi Pekinit që të ndërpresë lidhjet financiare me Penianin duke i kërkuar ndihmë dhe Rusisë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë në fjalën e tij në Kinë konfirmoi firmosjen e marrëveshjeve mes sipërmarrjeve të dy vendeve për rreth 250 miliard dollarrë. Presidenti kinez Xi deklaroi se ekonomia kineze do të bëhet gjithnjë e më e hapur ndaj sipërmarrjeve të huaja, përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tramo theksoi disa herë se c’ekuilibrimi tregtar është shkaktuar nga parardhësit e tij dhe jo nga Kina duke lavdëruar vazhdimisht homologun e tij kinez si një njeri shumë të vecantë
Tramp më pas vijoi të bënte presion ndaj Kinës në mënyrë që të ndërhyjë për Korenë e Veriut në mënyrë që të ndalojë zhvillimin e armëve bërthamore. Duke folur me Xi Tramp tha se ka një zgjidhje. Por homologu i tij kinez bëri të qartë se Kina do të veprojë për zhdukjen e armëbe bërthamore në gadishullin kor;ean por në asnjë moment nuk përmendi mundësinë për të ndryshuar qëndrim ndaj koresë së Veriut.
Duke folr pranë homolgut të tij amerikan Trump, presidenti kinez deklaroi se vendi i tij konsideron se bashkëpunimi është zgjidhja e vetme, dhe Kina e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përforcuar dialogun e nivelit të lartë në të gjitha fushat gjatë vitit të fundit./abc news