“Nuk mendoj se do të bëjnë shumë rezistencë. Duhet ta arrijmë këtë objektiv”, tha Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për gazetarët në Florida.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të flasin për planin e blerjes së Groenlandës në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos që do të mbahet këtë javë dhe argumentoi edhe një herë se Danimarka “nuk mund ta mbrojë” Groenlandën.
“I njoh udhëheqësit e Danimarkës, janë njerëz të mrekullueshëm, janë njerëz shumë të mirë, por as nuk shkojnë atje. Duhet ta marrim sepse ata nuk mund ta mbrojnë”, u shpreh Trump.
Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu të hënën në mbrëmje se kishte ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të bashkohej me “Këshillin e Paqes”, një iniciativë që synon zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. “Ai është ftuar”, u tha zoti Trump gazetarëve.


