Trump epërsi ndaj DeSantis, 47% e republikanëve mbështesin ish-presidentin amerikan

schedule14:51 - 19 Korrik, 2023

schedule 14:51 - 19 Korrik, 2023

Donald Trump po dominon garën për nominimin presidencial  me 47% mbështetje brenda partisë krahasuar me 19% për guvernatorin e Floridës Ron DeSantis.

Sondazhi i Reuters/Ipsos, i cili anketoi 4,414 persona në mbarë vendin, tregoi një betejë të ngushtë për zgjedhjet e nëntorit 2024 nëse Trump përballet me presidentin aktual demokrat Joe Biden, i cili po kërkon rizgjedhjen.

Në moshën 80-vjeçare, Biden është presidenti më i vjetër amerikan në Shtëpinë e Bardhë. 63% e demokratëve të anketuar kanë rënë dakord se ai është shumë i vjetër për të qënë president, ndërsa 37% nuk ​​janë dakord.

Megjithatë, Biden kryeson garën e demokratëve me një diferencë më të madhe se Trump brenda Partisë Republikane: 63% e demokratëve e mbështesin atë krahasuar me vetëm 15% për aktivistin kundër vaksinave Robert F. Kennedy Jr.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!