Donald Trump njoftoi të hënën emërimin e Warren Stephen, një bankier miliarder, mbështetës financiar i presidentit të zgjedhur republikan, si ambasadorin e ardhshëm të SHBA në Mbretërinë e Bashkuar.
“Gjatë 38 viteve të fundit, si kryetar dhe CEO i Stephens Inc., Warren ka ndërtuar një biznes të jashtëzakonshëm të shërbimeve financiare, ndërkohë që ka kontribuar në komunitetin e tij si filantrop,” tha Trump, i cili do të marrë detyrën më 20 janar, përmes Truth Social.
Warren Stephen– banka e investimeve të të cilit është e bazuar në Arkansas, jo në Wall Street – ka dhënë miliona dollarë gjatë vitit të kaluar për organizatat politike që bëjnë fushatë për republikanët, duke përfshirë disa që bënë fushatë për Donald Trump personalisht.
Të shtunën, Trump njoftoi emërimin e Charles Kushner, babait të dhëndrit dhe ish-këshilltarit të tij Jared Kushner, në postin e ambasadorit të SHBA në Francë./abcnews.al