Prodhuesi amerikan i medikamenteve Eli Lilly dhe Co LLY.N njoftoi të martën se testi klinik i sponsorizuar nga qeveria për trajtimin me antitrupa të kronavirusit është ndërprerë.
Ky trajtim është i ngjashëm me atë që mori presidenti Donald Trump dhe u ndërprerë për shkak të një shqetësimi sigurise.
Trump e cilësoi se medikamenti i Lilly, së bashku me trajtimin me antitrupa nga Regeneron Pharmaceuticals Inc REGN.O që ai mori për të luftuar COVID-19, si “kura” virtuale, në një video që postoi javën e kaluar.
Njoftimi vjen një ditë pasi Johnson & Johnson JNJ.N njoftoi se ishte detyruar të ndalonte një test të profilit të lartë të vaksinës së saj eksperimentale për koronavirusit sepse një vullnetar u sëmur.
J&J tha se ende nuk e di nëse atij personi iu dha vaksina ose një “placebo.”
Lilly tha në fillim të këtij muaji se po aplikonte për autorizimin e përdorimit emergjent (EUA) për medikamentin e antitrupave, LY-CoV555, për pacientët me simptoma të COVID-19 të buta, deri të moderuara, bazuar në të dhënat nga një tjetër proces testesh klinike.
Prodhuesi i barnave me qendër në Indianapolis nuk komentoi mbi implikimet për ndalimin e testeve. s.b/abcnews.al/

