Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të takohet me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.
“Me ftesë të Presidentit Biden, Presidenti Biden dhe Presidenti i zgjedhur Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën në orën 11:00”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre, shkruan CNN.
Ajo shtoi se do të publikohen detaje shtesë rreth takimit.
Pas fitores së Trump, presidenti Biden e mori atë në telefon për ta uruar dhe po ashtu e ftoi në Shtëpinë e Bardhë për një takim në zyrën Ovale për t’u përgatitur për tranzicionin.
Diskutimet mbi tranzicionin priten të bëhen me intensive më vonë gjatë javës, pasi vëmendja të kthehet tek përzgjedhja e anëtarëve të një komiteti inaugurues dhe një ekipi zyrtar të tranzicionit./abcnews.al