Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka thënë se do të takojë presidentin rus Vladimir Putin shumë shpejt pasi ai të marrë detyrën javën e ardhshme.
Kur u pyet për strategjinë e tij për t’i dhënë fund luftës, Trump tha për Neësmax: “Epo, ka vetëm një strategji dhe ajo varet nga Putini dhe nuk ma do mendja se është shumë entuziast për mënyrën se si ka shkuar lufta sepse nuk ka shkuar mirë as për atë”.
“E di se ai do të më takojë dhe unë do ta takoj shumë shpejt. Do ta kisha takuar më parë, por duhet marrë detyra. Për disa gjëra, është më mirë të kesh marrë detyrën”, shtoi Trump.
Presidenti i zgjedhur amerikan, i cili u zotua se do t’i jepte fund luftës brenda një dite, nuk dha një afat kohor për takimin. Nëse konfirmohet, ky do të ishte takimi i parë midis liderëve nga të dy vendet që nga fillimi i luftës së Rusisë me Ukrainën në shkurt 2022./abcnews.al